Një peshkaqen bishtdhelpër ka rënë sot në rrjetat e peshkatarëve në Radhimë të Vlorës.
Peshkatarët kanë thonë se ky lloj është i parrezikshëm. Për shkak të ngrohjes globale janë afruar shumë specie të rralla të cilat kanë mbetur gjithashtu në rrjetat e këtyre peshkatarëve.
Mësohet peshkaqeni ka rënë në rrjetë dhe peshkatarët e kanë nxjerrë të ngordhur në breg të detit. Në fakt kjo nuk është hera e parë që peshkatarët në Shqipëri kanë kapur peshkaqenë të llojeve të ndryshme.