Magjistrat pa Shkollë Magjistrature! KLP emëron prokuror burrin e deputetes së PS Ermonela Felaj

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 26.03.2019, 18:46

Gjykata Administrative e Apelit ka dhënë një vendim të çuditshëm, duke urdhëruar Këshillin e Lartë të Prokurorisë që të emërojë në funksionin “prokuror” Bledar Valikajn, bashkëshortin e deputetes së Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, pavarësisht se ai nuk është “magjistrat”.

Në 2015 Presidenti Nishani, pasi kreu verifikimet e tij, e rrëzoi propozimin e Prokurorit të Përgjithshëm, duke refuzuar në këtë mënyrë emërimin e bashkëshortit të deputetes socialiste Felaj në detyrën e “prokurorit”.

Nishani i kishte mohuar Bledar Valikajt dekretimin si prokuror në rrethin gjyqësor të Kukësit me arsyetimin se nuk ishte magjistrat, pra nuk kishte përfunduar shkollën e magjistraturës. Por Valikaj ngriti padi ndaj Nishanit në Gjykatën Administrative ku kërkonte “Konstatimin e paligjshmërisë së veprimit administrativ të President të Republikës; detyrimin e Presidentit te Republikës për të marrë në shqyrtim propozimin e Prokurorit të Përgjithshëm për emërimin “prokuror” të kandidaturës së Bledar Valikaj.

Me 6 vota pro, KLP vendosi që të ekzekutojë kërkesën e Valikajt, ndërsa emërimi i tij do të bëhet pas kalimit të kontrollit të 3-fishtë.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë i dha dje statusin e magjistratit Bledar Valikajt, bashkëshortit të deputetes së Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, duke u bazuar në një vendim të Gjykatës Administrative të Apelit.

Por, ndërkohë që me ligjin e ri prokurorë mund të emërohen personat, të cilët kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës, KLP në vendimin e marrë dje arsyetoi se Këshilli është i detyruar të zbatojë një vendim të formës së prerë.

Këshilli argumentoi gjithashtu se, në kohën kur Valikajt i është mohuar e drejta për të qenë në Prokurori ka qenë në fuqi një tjetër kuadër ligjor, që rregullonte emërimin e prokurorëve.

Gjatë seancës së zhvilluar me dyer të mbyllura, anëtari i KLP-së, Arben Dollapaj, u shpreh kundër pranimit të kërkesës së Valikajt, pikërisht për ndryshimet e reja në ligj, që parashikon se prokurori duhet patjetër të përfundojë Shkollën e Magjistraturës.

Deklarata e Dollapaj-t:

Në këtë çështje kemi Kushtetutën, themelin e shtetit tonë dhe një vendim gjykate. Në këtë kuadër, pa diskutuar elementë të tjerë, unë mendoj se e vetmja zgjidhje ligjore është rekursimi i vendimit të Gjykatës së Apelit Administrativ. Shoqëruar kjo, me pezullimin e ekzekutimit të vendimit për shkak të efekteve të pariparueshme që mund të japë ekzekutimi i tij.”

Valikaj e nisi karrierën si oficer i Policisë Gjyqësore

Magjistrati i ri Bledar Valikaj, të cilit iu hap rruga drejt emërimit si prokuror, pavarësisht parashikimeve ligjore të kohës, ka përfunduar arsimin e lartë juridik. Ai në vitin 2002 është emëruar oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.

Ndërsa në datë 01.11.2013 është transferuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, po në detyrën e oficerit të Policisë Gjyqësore.

Në konkursin e zhvilluar nga Prokuroria e Përgjithshme, nga 49 kandidatë që kanë konkurruar për 9 (nëntë) vendet vakante të shpallura, ai ka rezultuar fitues, ku ka arritur që të grumbullojë 84.3 pikë, nga të cilat 65 pikë në testimin me shkrim dhe 19.3 pikë në testimin me gojë. Valikaj është bashkëshorti i ish-ministres dhe deputetes së Partisë Socialiste, Ermonela Felaj.

Kjo e fundit, më herët ka qenë edhe vetë prokurore, ndërsa disa vite më parë, ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar se Valikaj është rrëmbyer nga disa persona në kohën kur Felaj ishte prokurore.

Deklarata e dikurshme e Berishës:

Kësaj ndrikullës i rrëmbyen burrin dhe disa ditë ia mbajtën bandat në zyrat e Bashkisë. Pse ia rrëmbyen burrin? Nuk donin të rrëmbenin këtë, jo. Kjo kishte marrë përsipër të lironte banditin. Burri kishte marrë paret. Kur kjo nuk e liroi banditin, atëherë i rrëmbyen burrin. Kjo ishte gati ta falte dhe burrin, por ia gjetëm ne. Kjo ishte gati që burrin t’ia falte dreqit. Kishte marrë paret kjo, nuk pyeste.”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit