“Burri më theu dhëmbët e më goditi me tullë” nëna e 4 vajzave rrëqeth me dëshminë e saj

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 26.03.2019, 17:22

Kjo është një nga historitë e dhimshme që vetë nëna e 4 vajzave e ka treguar me lot në sy. Nëna e 4 vajzave del përditë rrugëve të kryeqytetit, për të lypur apo edhe për të kontrolluar kazanët e plehrave për pak ushqim për vajzat e saj që jetojnë në kushte ekstreme. Sot ajo është 34 vjeçe dhe jeta e saj është një dramë e vërtetë.

Nën lot, nëna ka rrëfyer se është dhunuar brutalisht nga ish-bashkëshorti i saj me tullë, i ka thyer edhe dhëmbët. Gjithçka ka nisur kur ajo ka qenë 19 vjeçe, ku u martua me personin që ajo dashuroi. Pas një viti martese solli në jetë edhe vajzën e parë që sot është 14 vjeçe.

Rrëfimi i nënës 34-vjeçare është publikuar në "Gazetën Shqiptare".

Sa vjeç jeni dhe sa fëmijë keni?

Quhem S. M. e jam 34 vjeçe. Kur kam qenë 19 vjeç jam martuar me njeriun që e doja aq shumë, pas një viti kam sjellë në jetë fëmijën e parë, vajzën e madhe që sot është 14 vjeç. Gjithashtu, kam edhe 3 vajza të tjera, 6, 5 dhe 3 vjeç.

Po bashkëshorti juaj ku ndodhet? Në korrik të 2018-ës jam divorcuar përfundimisht me bashkëshortin, dhe që atëherë jetoj në një shtëpi me qira së bashku me vajzat.

Si ishte martesa juaj më parë? Në vitet e para të martesës, kalonim mirë, punonim që të dy. Pavarësisht kushteve të vështira ekonomike, arrinim që së bashku të siguronim bukën për vajzat e përpiqeshim që të mos u mungonte asgjë. Jetonim në Yzberisht, por shtëpi ishte e vjetër dhe u rrënua, sepse ishte ndërtuar me baltë. Pas kësaj u transferuam në një barakë dhe aty nisën gjithë problemet.

Çfarë iu shtyu drejt divorcit?

Para dy vitesh bashkëshorti filloi të pinte shumë alkool, nuk punonte më dhe rrinte i dehur gjithë kohën. I ndikuar edhe nga pija, filloi dhunën jo vetëm ndaj meje, por edhe ndaj fëmijëve. Përveç gjendjes së mjerueshme ekonomike, arsyeja kryesore e ndarjes sonë ishte dhuna që u bë e padurueshme. Nuk mund të jetojë një njeri me frikë kur shikon burrin që hyn te dera. Kisha frikë për veten, por më shumë kisha frikë për fëmijët. Nuk e shikoja dot kur vinte dorë mbi vajzat, më dhimbte shpirti. Përpiqesha që ta ndaloja, por më rrihte edhe mua, na godiste me çfarë të kishte në dorë. Unë u mundova shumë që ai të kthehej si më parë, por nuk bëri asnjë tentativë për të ndryshuar. Kështu që rruga e vetme ngeli divorci.

Cilat ishin disa nga format e dhunës që ish-bashkëshorti ushtronte ndaj jush? Përveç se më godiste me shpulla e grushta, arriti deri aty sa më theu edhe dhëmbët. Madje ka patur një rast që më ka goditur edhe me tullë në kokë. Pas goditjes përfundova në spital. Isha shumë e tronditur! Nuk e kisha imagjinuar asnjëherë që të përfundoja në spital nga dhuna e njeriut që doja aq shumë. Në ato momente ndihesha si njeri pa njeri, krejtësisht e braktisur, torturat ma kishin bërë jetën ferr. Madje pas kësaj, një ditë, tentova të vras veten me bar miu. Nuk po duroja dot më, nuk arrita as të mendoja. Edhe pse më erdhi keq për vajzat që do i lija jetime, piva ilaçet. Nuk mbaj mend më tej, por di që më gjeti nëna ime dhe më dërgoi në spital. Arrita të shpëtoja në kohë. Aty erdhi dhe policia, bëri verifikimet e nevojshme, dhe më pas shkova në rajon e bëra denoncimin për burrin për shkak të dhunës. Mora urdhër mbrojtjeje.

Pasi morët urdhër mbrojtjeje, ku shkuat për të jetuar? Pasi mora urdhrin e mbrojtjes, mora vajzat e shkova të jetoja te shtëpia e nënës sime, edhe pse ajo është shumë keq ekonomikisht e iu bëra barrë. Por ish-bashkëshorti prapë erdhi aty e madje më mori me dhunë sërish për te baraka. Arrita të shpëtoja në momentin që ai ra në burg për armëmbajtje pa leje. Kur doli nga burgu, procedurat e divorcit ishin drejt fundit dhe nuk tentoi më të më dhunonte.

Si është jetesa jote pas divorcit? A merr ndonjë ndihmë nga shteti? Jam më e qetë, sepse kemi shpëtuar nga druri. Por gjendja ekonomike është e mjerueshme. Nga shteti marr vetëm 60 mijë lekë të vjetra, në një kohë që 80 mijë kam qiranë e shtëpisë, pasi u largova nga shtëpia e nënës, nuk më mbante dot. Tani më duhet të dal të lyp, ose të kontrolloj nëpër kazanët e plehrave me shpresë se gjej ndonjë kanaçe ose rroba që i marr i shes me çmim të lirë. Vajzat e mia hanë bukë thatë të lagur me ujë e sheqer, e në rastet më të mira iu jap ndonjë pjatë makarona ose oriz. Madje një nga vajzat, atë që është 5 vjeç e kam lënë në jetimore në Sauk.

Pse e latë në jetimore një nga vajzat? Shpirti më dhemb, por nuk e mbaj dot, s’kam si ta mbaj, ca ti jap për të ngrënë, të paktën aty e mbush barkun me bukë. E kam lënë kur kam qenë ende me burrin. Shkoj e takoj çdo fundjavë, e nuk i çoj dot një çokollatë. Ajo më shikon, qan e më lutet që ta marr të shtëpia bashkë me motrat e saj.

Çfarë do të doje ndryshe në jetën tënde? Kërkoj vetëm një dhomë që mos paguaj qiranë, e një punë, asgjë më shumë. Të rriten edhe vajzat e mia si gjithë të tjerët, se boll kanë parë vuajtje në moshë të vogël. Të kem mundësi t’u jap për të ngrënë, t’iu blej rroba e çanta për shkollë, mos ndihen keq para shoqeve. Nëse do të kem punën, do të marr edhe vajzën 5 vjeçare që kam lënë në jetimore, s’mund ta lej më aty. Ju lutem të gjithëve, kush ka mundësi të më ndihmojë sadopak e të vejë dorën në zemër për ato vajza.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit