“Fshesa Cakaj”/ Shkarkohet kryetari i rëndësishëm i PS-së

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 26.03.2019, 16:38

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj ka shkarkuar mbi 20 diplomatë shqiptarë që kryejnë detyrat e tyre në vende të huaja. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Cakaj gjatë një konference për media duke renditur si arsye, nepotizmin, klientelizmin dhe korrupsionin moral, që sipas tij, nuk duhet të tolerohen.

Në këtë mënyrë Cakaj ka akuzuar në mënyrë indirekte paraardhësin e tij Ditmir Bushatin.Ndërkohë që sot është shkarkuar nga detyra edhe Konsulli Shqiptar në Romë, Edmond Kumaraku.

Kumaraku është një emër i njohur në radhët e socialistëve, pasi prej vitesh mban postin e kryetarit të Partisë Socialiste të Degës së Italisë.

Në një njoftim të Partisë Socialiste kur kjo forcë ishte ende në opozitë, kryetari Edi Rama zhvilloi asokohe një takim me kryetarët e degëve të PS në emigracion.

Deklarata e Cakaj:

Sot ndaj faktin se kam vendosur të shkëpus marrëdhënien me një pjesë të punonjësve që nuk përmbushin as kushtet ligjore dhe as minimale profesionale për të kryer detyrën dhe lëre më vizionin e kryeministrit Rama. Ju informoj se numri i të prekurve nga kjo iniciativë informatorë do të shkojë mbi 20. Axhenda reformiste e kapërcimit të pellgut të shkuar nuk përkon me nepotizmin në asnjë sektor. Shqipëria meriton të përfaqësohet nga më të dalluarit.”

Sipas tij, një pjesë tjetër e punonjësve do të transferohen menjëherë për të vepruar dhe punuar sipas nevojave të punës dhe jo sipas inercisë së të shkuarës.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit