Kushërira e aktorit të njohur në të gjithë botën, Sylvester Stallone ka mbetur e vdekur në një aksident tragjik që ka ndodhur në Ukrainë.
Mësohet se Viktoria Kravchenko, e cila ishte kushërira e aktorit të njohur është djegur e gjallë në makinë.
Sipas mediave ndërkombëtare makina, në të cilën ajo udhëtonte u përfshi nga flakët, pasi goditi një shtyllë elektrike.
Edhe drejtuesi i makinës 22-vjeçari, Shamil Gajdzhiev ka mbetur i vdekur. E ditur bëhet edhe se 33-vjeçarja është vajza e biznesmenit Valery Kravchenko.
Kurse pamjet që tregojnë makinën teksa digjet janë bërë virale në rrjetet. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat se si ka ndodhur aksidenti.