Rrjeti social ‘’Facebook’’ ka deklaruar se ka fshirë shumë llogari të personave nga Irani, Maqedonia e Veriut, Rusia dhe Kosova.
Mësohet se këto llogari janë fshirë pasi kanë pasur një “sjellje jo-autentike të koordinuar”. E ditur bëhet se në total 2,632 faqe, grupe dhe llogari personale janë fshirë nga Facebook dhe Instagram për një “sjellje jo-autentike të koordinuar’’.
Po ashtu ‘’Facebook’’ ka deklaruar se 513 prej këtyre llogarive ishin hapur në Iran.
Llogaritë ruse janë fshirë sepse prej tyre ishin dërguar informacione të padëshiruara drejt llogarive të tjera.
Gjithashtu e ditur është bërë se ‘’Facebook’’ është duke u përpjekur të mbyllë llogari të tilla edhe në vende të tjera.
Kujtojmë këtu se ‘’Facebook’’ ka fshirë gjithashtu një numër të madh llogarish gjatë muajit janar.