E krahason Ramën me Panuccin/ Ish-deputeti: Vazhdonte të merrte lekët e shqiptarëve, për çdo dështim akuzonte të tjerët

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 26.03.2019, 14:54

Ish-deputeti demokrat Edi Paloka është rreshtuar midis atyre që nuk u pëlqente puna e Panuccit në kombëtare.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se ish-trajneri i kombëtares merrte lekët e shqiptarëve dhe bërtiste kot.

Më tej ish-deputeti e ka krahasuar Panuccin me kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ishte hakmarrës, arrogant dhe nuk pranonte asnjë faj për dështimet.

Sipas Palokës, ish-trajneri italian nuk pranonte të jepte dorëheqje, edhe pse çdo ndeshje e tij ishte dështim.

Ish-deputeti shton më tej, se nëse Panuccin e shkarkoi federata, Ramën do ta shkarkojë populli.

Postimi i plotë i Palokës

Ishte bere Panuci si Rama! Nje milioner qe nuk bente asnje pune, vazhdonte te merrte leket e shqiptareve e vetem bertiste kunder te gjitheve. Arrogant dhe hakmarres. Nuk pranonte asnje faj po per cdo deshtim te tij akuzonte te tjeret; nje here e kishin fajin lojtaret e heren tjeter gazetaret. Ata qe i thonin te vertetat ne sy, i hidhte ne gjyq per shpifje. Cdo ndeshje e tij ishte nje deshtim dhe nje “skandal” me vete, po ai nuk pranonte te jepte doreheqje ; “ kam kontrate te firmosur e do qendroj deri ne fund te mandatit “-thonte dhe ai. Me ne fund Panucin e shkarkuan dhe mbreme kombetarja , qe kishte 10 ndeshje pa bere asnje gol, fitoi 3-0 ... Panuci iku dhe Shqiperia fitoi. Ate e shkarkoi Federata, ja prishi kontraten. Ramen do e shkarkoje populli... Rama VAFANCULO

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit