“Rama, piktori që kuron realitetin e shëmtuar shqiptar”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 26.03.2019, 14:29

Analisti Artur Zheji ka komentuar situatën politike në Shqipëri.

Ai ka folur për mikrofonat e Tg2 duke thënë se në zgjedhjet e vitit 2017, u deformua më shumë se 20% e votës së shqiptarëve.

Me tej ai përmendi deputetët e Ramës, të larguar nga parlamenti si pasojë e procesit të dekriminalizimit.

Analisti e ka cilësuar Ramën si një tip që e pëlqen perfeksionin.

Zheji tha ndër të tjera se kryeministri është një piktor që kuron realitetin e shëmtuar shqiptar.

Intervista

Zheji: Këta zotërinjtë e drogës, apo e të gjitha trafiqeve të mundshme janë edhe ata zotërinj që në rastet e fushatave elektorale sjellin më shumë vota dhe të mbajnë në pushtet. Kjo u pa në mënyrën më të bujshme në zgjedhjet e vitit 2017 ku u deformua më shumë se 20% e votës së shqiptarëve. Ne kemi patur në parlamentin shqiptar mbi 10 deputetë nga e majta e Ramës që më vonë u zbulua se kishin precedentë penalë të papranueshëm.

Gazetari: Është transversal ky pushtet përmes edhe ndërhyrjeve politike, qofshin socialistë apo demokratë?

Zheji: Sipas meje, nuk ka asnjë parti politike në Shqipëri që nuk është le të themi infektuar nga virusi i kësaj sëmundjeje. Por ai, unë e them shpesh në emisionin tim, për faktin që Rama është një tip që e pëlqen prefeksionin, është një piktor, shikon detajet, të gjitha gjërat duhet të jenë në një farë harmonie, e ka çuar në perfeksion edhe këtë pjesë të shëmtuar të realitetit shqiptar.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit