Cakaj shkarkon mbi 20 diplomatë shqiptarë nëpër botë!

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 26.03.2019, 14:23

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj ka shkarkuar mbi 20 diplomatë shqiptarë që kryejnë detyrat e tyre në vende të huaja. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Cakaj gjatë një konference për media duke renditur si arsye, nepotizmin, klientelizmin dhe korrupsionin moral, që sipas tij, nuk duhet të tolerohen.

Deklarata e Cakaj:

Sot ndaj faktin se kam vendosur të shkëpus marrëdhënien me një pjesë të punonjësve që nuk përmbushin as kushtet ligjore dhe as minimale profesionale për të kryer detyrën dhe lëre më vizionin e kryeministrit Rama. Ju informoj se numri i të prekurve nga kjo iniciativë informatorë do të shkojë mbi 20. Axhenda reformiste e kapërcimit të pellgut të shkuar nuk përkon me nepotizmin në asnjë sektor. Shqipëria meriton të përfaqësohet nga më të dalluarit.”

Sipas tij, një pjesë tjetër e punonjësve do të transferohen menjëherë për të vepruar dhe punuar sipas nevojave të punës dhe jo sipas inercisë së të shkuarës.

Ai i ftoi gjithashtu gjithë të interesuarit për të aplikuar në vendet vakante në shërbimin diplomatik.

Cakaj shton:

Duke u mbështetur në shembullin kuptimplotë të 373 ekselentëve që janë bërë pjesë e administratës në përputhje me frymën e vlefshme të Paktit për Universitetin përmes një procesi transparent dhe të meritokracisë dhe mbi të gjitha atdhetar në shërbim të angazhimit tonë për transformim radikal i ftoj të gjithë të interesuarit për të aplikuar në vendet vakante në shërbimin diplomatik.”

Kjo valë shkarkimesh ka ardhur menjëherë pas skandalit me indianin Konsull Nderi i Shqipërisë në Nigeri, Nitin Sandesara. Ai së bashku me vëllain e tij u shpallën në kërkim në vendin e tyre për një mashtrim të disa bankave në vlerën mbi 725 milionë dollarë.

Ky skandal u bë publik jo vetëm në mediat shqiptare, por dhe në ato ndërkombëtare. Të qenurit konsull nderi i Shqipërisë e ka ndihmuar Nitin Sandesara të ndihmojë edhe të vëllanë Chetankumar Sandesara në marrjen e nënshtetësisë shqiptare.

Këto tituj Sandesara i ka përdorur si një mburojë diplomatike ndërsa vendi i tyre India kishte nxjerrë urdhër ndërkombëtar arrestimi. Ministria e Jashtme të hënën i ndërpreu mandatin si Konsull Nderi indianit Nitin Sandesara.

Por skandali me dy vëllezërit indianë më të kërkuar të planetit nuk përfundon me kaq.

Vitin e kaluar ata kanë marrë nënshtetësinë shqiptare nga presidenti Ilir Meta, ndërkohë që dhe SHISH nuk ka bërë asnjë kërkim për ta. Përkundrazi kishte dhënë pëlqimin që Nitin Jayantilal Sandesara të bëhej “Konsull Nderi” i Nigerisë në Shqipëri.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit