Pushime në Europë, makina të shtrenjta dhe jahte/ 22-vjeçari që u arrestua për vrasjen e Kurtit bënte jetë luksi

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 26.03.2019, 14:15

Gjatë ditës së sotme Policia e Shtetit me anë të një njoftimi deklaroi se vrasja e Jurgen Kurtit ishte zbardhur. Kujtojmë këtu se Kurti u vra me datë 18 mars 2019, në rrugën “Zef Jubani” në Tiranë.

Për vrasjen e tij janë arrestuar tre persona dhe është shpallur në kërkim një i katërt. Të arrestuarit janë Elsi Levendi, Olsi Qalliaj dhe Alesio Berberi.

Olsi Qalliaj është 22 vjeç. Ai ka lindur në qytetin e Patosit dhe jeton po në këtë qytet. Në rrjet po qarkullojnë disa foto të të riut, në të cilat shikohet se ai bënte një jetë luksoze.

Edhe pse ai është 22 vjeç ka bërë mjaft udhëtime në Europë, nget makina të shtrenjta, por edhe një jaht.

E ditur u bë se të tre personat e përmendur më lart janë arrestuar pasditen e djeshëme në Tiranë. Gjithashtu e ditur është bërë se asnjëri prej tyre nuk i ka pranuar akuzat.

Gjatë kontrollit në banesat e tyre policia gjeti dhe sekuestroi një automjet që u ka shërbyer autorëve për t'u larguar nga vendi i ngjarjes, si dhe dy makina të tjera luksoze.

Po ashtu janë gjetur edhe një armë zjarri “Pistoletë TT”, fishekë luftarakë, një sasi prej 2470 euro e lekë shqiptare, 13 aparate celularë, si dhe një sasi e vogël lënde narkotike.

Sipas policisë tre të rinjtë e kanë ndjekur për disa ditë me radhë Kurtin dhe janë kapur nga kamerat e sigurisë duke udhëtuar me mjetin “Benz” që u përdor edhe ditën e vrasjes.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit