Seanca e radhës për vrasjen e Marvi Mihalit ka dështuar. Avokatët e të pandehurve u shprehën të ofenduar nga fjala e babait të Marvit, Pavllo Mihalit.
Ky i fundit tha se avokatët rendin pas parasë dhe gjatë gjithë procesit janë munduar të shpëtojnë disa kriminelë.
Sipas tij, autorët duhet të dënohen me 35 vite burg dhe nëse nuk ndodh kjo gjë, do të veprojë sipas Kanunit dhe Kuranit.
Avokati Sokol Hazizaj, pas fjalëve të Mihalit u shpreh se procesi nuk mund të vazhdonte më, pasi po cënohej për shkak të punës së tij.
Kujtojmë këtu se 22-vjeçari Marvi Mihali, u vra në korrik të 2017-ës. Shkak për vrasjen u bë një karikues telefoni.
Ndërkohë organi i akuzës ka shpallur pretencën për 4 të akuzuarit, Dejvi dhe Eugen Bitrajt, si dhe Kridens e Marsel Allës, për të cilët ka kërkuar 18-25 vite burg.