Tirana Smart City – Matësat inteligjentë për cilësinë e ajrit, në aplikacionin “Tirana Ime”

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 26.03.2019, 13:51

Qytetarët e Tiranës do të kenë mundësinë të monitorojnë në kohë reale nga aplikacioni “Tirana ime” edhe cilësinë e ajrit në kryeqytet.

Matësat inteligjentë që do ta bëjnë të mundur këtë, duke shënuar kështu një tjetër hap të rëndësishëm drejt realizimit të Tirana Smart City, u prezantuan sot nga Vodafone Albania dhe Bashkia e Tiranës.

3 vite pas prezantimit, për herë të parë, të aplikacionit “Tirana Ime”, Vodafone Albania ka mundësuar vendosjen e disa sensorëve inteligjentë në disa zona të Tiranës, të cilët do të përçojnë, pas pak ditësh, të dhëna në kohë reale nëpërmjet rrjetit, drejtpërsëdrejti në aplikacionin “Tirana Ime” .

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se falë këtyre matësve të rinj inteligjentë që janë vendosur në qytet, do të mund të merren të dhëna të sakta për cilësinë e ajrit, që më pas shfaqen në aplikacionin “Tirana Ime”. “Një nga gjërat që dua të vlerësoj jashtë mase është se kemi marrë teknologjinë më të fundit, që nuk ka tjetër në rajon. Sot planifikojmë lançimin e aplikacionit që mat ndotjen e ajrit në Tiranë në kohë reale, në mënyrë që çdo qytetar, ashtu siç ka akses te kamerat e qytetit, raportimet, trafiku, të ketë akses edhe në këtë informacion. Vendimmarrja për të gjithë ne bëhet më e lehtë nëse të vërtetën e dimë të gjithë”, tha ai.

Matësat e parë që po testohen, janë vendosur në zonën e Kasharit, te “21 dhjetori”, te Rr. e “Elbasanit” dhe te Sheshi “Skënderbej”. Sensorëve inteligjentë do të përçojnë të dhëna në kohë reale, nëpërmjet rrjetit, drejtpërsëdrejti në aplikacionin “Tirana Ime”.

Ky informacion, nga njëra anë do të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve për një aspekt kaq të rëndësishëm të jetës sonë siç është cilësia e ajrit, por do t’u shërbejë edhe institucioneve përkatëse si indikator për zhvillimin e strategjive që synojnë uljen e ndotjes së ajrit, mbrojtjen e mjedisit, pra përmirësimin e cilësisë së jetës në kryeqytet.

Nga ana tjetër, kryebashkiaku Veliaj pasqyroi rezultatet e shënuara nga aplikacioni “Tirana ime” në këto 3 vite, duke renditur mbi 90,000 shkarkime, 3 milionë vizita në aplikacion dhe 23,000 raportime nga qytetarët.

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Z. Achilleas Kanaris u shpreh tepër entuziast se Tirana po e sheh potencialin që ka teknologjia për të thjeshtësuar proceset dhe rritur efikasitetin në mbarëvajtjen e një qyteti.

“Smart City ose Qytetet Inteligjente janë të domosdoshme për t’iu përshtatur kërkesave të rritjes urbane. Për këtë motiv, Vodafone ka vënë në dispozicion teknologjinë dhe ekspertizën e saj globale mbi Internet of Things, për t’i ardhur në ndihmë nevojave të komuniteteve ku operon. Falë këtij bashkëpunimi me Bashkinë e Tiranës, ne shpresojmë që Tiranë të bëhet një shembull i suskseshëm, që do të na tregojë se sa inteligjent mund të bëhet një qytet i së ardhmes”- theksoi në fund të fjalës së tij z. Kanaris.

Teknologjia e Internet of Things është e rëndësishme për një qytet inteligjent, duke përmirësuar jetën e qytetarëve të tij.

“Tirana Ime” është shndërruar në një udhëzues dixhital për kryeqytetin, i cili përveç ikonës së re të prezantuar sot, falë bashkëpunimit me Vodafone Albania do të vijë së shpejti me të tjera risi teknologjike.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit