Një ngjarje totalisht e pazakontë ka ndodhur pas një ndeshje boksi.
Boksieri i peshave të rënda Kubrat Pulev ka fituar me nokaut ndaj Bogdan Dinu në Las Vegas.
Pas ndeshjes, teksa po jepte intervistën, Kubrat Pulev i dha një puthje të shpejtë gazetares që po e intervistonte.
Veprimi e befasoi jo pak gazetaren, Jennifer Ravalo e cila e kaloi me sportivitet këtë moment.