Një mësues gjimnastike në një shkollë në Kinën veriore është bërë ylli më i ri i internetit.
Videoja në të cilën mësuesei Zhang Guannan kërcen bashkë me 400 nxënësit në oborrin e shkollës është bërë virale në rrjetet sociale.
Pamjet janë filmuar në një shkollë në Pingliang, provinca Gansu ndërkohë që nxënësit lëviznin të sinkronizuar nën ritmin e këngës “Dura”, të reperit nga Puerto Rico, Daddy Yankee.
Mësuesi i fizkulturës tha se ai mendoi disa lëvizje interesante kërcimi dhe vendosi që t’ia shtonte gjimnastikës së përditshme në mënyrë që të bëhej më tërheqëse për nxënësit.
Shkollat fillore dhe të mesme në Kinë e kanë të detyruar që çdo ditë të organizojnë ushtrime gjimnastike për nxënësit e tyre që prej vitit 1951.
Ushtrimet e shkurtra janë vendosur në mënyrë që të përmirësojnë forcën, gatishmërinë dhe fleksibilitetin e nxënësve. JOQ Albania