Përfaqësuesja e Kosovës është duke përjetuar një formë fantastiike. Mbrëmjen e djeshme ata barazuan 1-1 ndaj Bullgarisë, duke çuar në 12 numrin e ndeshjeve pa humbje radhazi.
Aktualisht, ata janë skuadra e parë në botë për sa i përket pathyeshmërisë.
Ecuria pozitive e Kosovës nisi në sfidën ndaj Letonisë të zhvilluar në nëntor të 2017 dhe që atëherë skuadra e trajnerit Shaland nuk njeh humbje
“Dardanët” ndiqen nga Afrika e Jugut me 11 ndeshje pa humbje, ndërkohë që kombëtaret me emër si Brazili, Franca, Portugalia, Anglia, qëndrojnë shumë poshtë në listë.
SKUADRAT ME MË SHUMË NDESHJE PA HUMBJE:
Kosova 12 ndeshje
Afrika e Jugut 11 ndeshje
Mali 9 ndeshje
Kolumbi, Bregu i Fildishtë, Portugali, Serbi 8 ndeshje
Brazil, Angli, Marok, Nigeri, Katar 7 ndeshje
Gjermania 4 ndeshje
Franca 3 ndeshje
Belgjika, Spanja 2 ndeshje