Disa imazhe të shkrepura në sipërfaqen e planetit Mars tregojnë prezencën e një lloji kërpudhash.
Të paktën kështu pretendojnë një grup shkencëtarësh të cilët kanë ndërmarrë një studim për lulëzimin e jetës në planetin e kuq.
Në imazhet e kapura nga sonda Curiosity e NASA-s mund të duken disa lloje kërpudhash duke u rritur në atë që mendohet të jetë sipërfaqja e Marsit.
Pretendimet pritet që të konfirmohen ose hidhen poshtë zyrtarisht nga agjencia hapësinore.
Nëse këto dëshmi fotografike konfirmohen ka të ngjarë që të revolucionojë të kuptuarin tonë mbi Marsin dhe jetën jashtë Tokës.
Gjetjet e reja janë botuar në revistën Journal of Astrobiology and Space Science Reviews. JOQ Albania