Kush është kompania e preferuar e “lali Erit” që paguhet 1 mln euro për imazhin e “Rilindjes”?

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 26.03.2019, 10:10

Nëse Erion Veliaj, aktualisht kryetar i Bashkisë Tiranë dhe kandidat nën siglën e PS-së, do të zgjidhet për një tjetër mandat 4 vjeçar në këtë detyrë, imazhin e tij do t'ia besojë imazhin e tij kompanisë së reklamave “Dixh-Print”.

“Dixh-Print” është një prej dy kompanive që u shpallën fituese të tenderit gjysëm milionë dollarë, nëse Veliaj fiton zgjedhjet lokale. Por, edhe nëse ai humbet “Dixhi-Print” dhe kompania e pajisjeve të fonisë, “Pro Sound” do të marrin fondet publike.

Më poshtë pjesë nga shkrimi i BN:

Disa media shqiptare raportuar pak ditë më parë se “Pro Sound” është organizatore e Kongresit Elektoral të Partisë Socialiste, në të cilat u shpall ri-kandidimi i Erion Veliajt për një mandat tjetër në krye të Tiranës.

Sipas burimeve mediatike, ky aktivitet ka kushtuar rreth 500 mijë euro dhe, krahas “Prosound”, në organizimin e tij duhet të ketë qenë edhe “Dixhi-Print”, e cila është bashkë-fituese e tenderit për organizimin e eventeve të organizuara nga Bashkia e Tiranës.

Infrastruktura, teknika dhe posterat e Kongresit Elektoral të Partisë Socialiste janë realizuar, në pjesën më të madhe nga Bashkia e Tiranës, e cila ka shpenzuar fondet e mbledhura nga taksat e kryeqytetasve për të organizuar shoë-n gjigand për ri-kandidimin e “Lali Erit”.

Para këtij eventi, ‘Dixhi-Print” ka përfituar fonde nga Bashkia e Tiranës për organizimet e atyre që Veliaj i konsideronte si “dëgjesa publike” për buxhetin e kryeqytetit për vitin 2019, ose për daljet në “mensat sociale”, në rolin e një bamirësi për shtresat në nevojë.

Kushdo që i ka ndjekur këto aktivitete të Lali Erit, e ka të qartë që ato kanë shërbyer si një mjet propagande për të goditur opozitës apo edhe kundërshtarët politikë brenda Partisë Socialiste.

E, në këto aktivitete “butaforike” të Veliajt, ‘Dixhi-Print” ka qenë i pranishëm, duke përfituar fonde nga Bashkia e Tiranës për të siguruar dhe forcuar imazhin publik të Erion Veliajt.

Kompania “Dixhi-Print”, në fakt, nuk është aq e panjohur në tregun e reklamave. Ajo është krijuar në vitin 2007 dhe mori një hov sasior gjatë periudhës së “Rilindjes”.

BN konsultoi të dhënat e publikuara në portalin informativ “spendingdata.al”, në të cilën pasqyrohen transaksionet e thesarit të shtetit, institucionet tenderuese dhe kompanitë fituese.

Në bazë të të dhënave publike, “Dixhi-Print” rezulton që të ketë përfituar rreth 1.3 miliardë lekë (të vjetra) tendera gjatë periudhës që drejton vendin qeveria e Partisë Socialiste, të drejtuar nga Edi Rama.

Në periudhën 2012-2013, kompania “Dixhi-Print” ka arkëtuar rreth 530 milionë lekë (të vjetra). Në bazë të të dhënave publike, pjesën më të madhe të këtyre fondeve, “Dixhi-Print” e ka fituar në pjesën e dytë të vitit 2013, kur “Rilindja” mori pushtetin.

Gjithnjë sipas “spendingdata.al”, kompania e reklamave “Dixhi-Print” ka fituar rreth 90 milionë lekë të vjetra.

“Dixhi-Print” ka vijuar të shpallet fitues tenderash publikë edhe në periudhën e mëtejshme. “Rilindja”, e cila e ka bazuar filozofinë e pushtetit të saj tek reklama, tek dukja, ka dorëzuar në arkën e “Dixhi-Print” rreth 630 milionë lekë të tjera, në periudhën 2015-2019

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit