JOQ Albania
Home

Rasti që ka lënë pa fjalë edhe mjekët, vogëlushja lind me binjaken e saj në bark
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 22/03/2019 21:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një vogëlushe ka mahnitur mjekët kur zbuluan se ajo po mbante në barkun e saj motrën binjake.

Itzamara erdhi në jetë më 22 shkurt, në qytetin e Barranquilla, Kolumbi, në një rast lindjeje të quajtur “fetus në fetus”.

Thuhet se ky rast është hasur për herë të parë në vitin 1808, por është jashtëzakonisht i rrallë.

Mjekët shpjegojnë se si një embrion lidhet me nënën nëpërmjet placentës, ndërsa tjetri lidhet me venat e binjakes. Ndërsa binjaku i madh rritet- në këtë rast Itzamara-binjaku më më i vogël absorbohet në abdomenin e të madhit.

Sipas mediave lokale, binjakja e formuar në abdomenin e motrës së madhe nuk kishte tru të formuar e as një zemër.

Kështu, Itzamara u soll në jetë me anë të një cezariani, dhe brenda 24 orëve iu hoq nga abdomeni binjakja e saj.

Vogëlushja tashmë po rikuperohet dhe nuk ka asnjë shenjë nga ndërhyrja. JOQ Albania