Shtëpia e Gjergj Fishtës lihet të rrënohet dhe ‘’lëngohet’’ kërpudha

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 22.03.2019, 11:55

Disa ditë më parë shkrimtarja Flutura Açka publikoi në profilin e saj në Facebook, fotot e shtëpisë ku ka jetuar një prej shkrimtarëve më të mëdhenj shqiptarë, Gjergj Fishta, i cili ishte dhe shkrimtari i pari i cili u propozua si kandidat për çmimin ‘’Nobel në Letërsi’’.

Shtëpia e kolosit të letrave shqipe është lënë në harresë dhe është gati drejt rrënimit. Krahas fotove që publikoi Açka shkroi se shtëpia e rrënua e Fishtës është turpi ynë dhe se deri kur Gjergj Fishta të trajtohet me dinjitet ashtu siç e meriton, ne do të vazhdojmë të hamë turpin me bukë për dhunimin që po i bëjmë historisë.

Postimi i saj i plotë:

Kjo është shtëpia e Fishtës sot. Nuk di në ka ndonjë monument kulture më të rëndësishëm se ky. Nga vrapi për të përjetësuar socrealizmin, u shkujdesëm për lëndën që na përbën, mes kësaj edhe Fishta. Kjo shtëpi e rrënuar është turpi ynë, edhe turpi im që nuk protestoj për të përditë. Dy letra i shkroi Musolinit për ta ndihmuar për t'iu botuar vepra, dhe me dekada u fshi nga kujtesa. Edhe për klosetët e banjove kujdesej partia për socrealistët, dhe janë në të gjitha leximet shkollore e jashtëshkollore, për të thënë më të paktën. Nuk po them t'i fshijmë edhe ata, por t'u vemë rend gjërave. Edhe një bust që është vënë në oborr, emri i mecenatit është po aq i madh sa i Fishtës. Megjithë respektin që kam për donatorin si një patriot, bujar dhe njeri mjaft i respektueshëm, me pllakën e emrit të tij duhej të ishte treguar më i kursyer, dhe më modest në emrin e tij pranë Fishtës. Thonë, me të dëgjuar e kam, se në fillim të të 90-tave u miratua një fond bujar shtetëror për Fishtën, por një Zot e di ku shkoi. Me të ishte ndrequr me kohë dhe kjo shtëpi. Mbase gazetarë investigativë, do të dinë t'i japin përgjigjjen e duhur kësaj enigme. Deri atëherë, pra deri kur Fishta të trajtohet dinjitetshëm, ne do ta hamë me bukë turpin për dhunimin që po i bëjmë historisë.’’

Kujtojmë këtu se disa kohë më parë gjatë një proteste të opozitës ‘’Kërpudha Gjigante me Tri Pjesë”, e vendosur në kopshtin e Kryeministrisë, e cila është një vepër i artistit të artit bashkëkohor, Carsten Höller u prish.

Pas kësaj erdhi reagimi i kryeministrit Rama, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale i kërkoi falje artistit dhe shkroi se ata që e bënë ‘’nuk janë shqiptarë’’. Natyrshëm lind pyetja, po Gjergj Fishtës kush duhet t’i kërkojë falje, po brezave të rinj kush duhet t’u kërkojë falje sepse po mbeten pa trashëgimi kulturore. Dhe, a është etike që ‘’të lëngohet’’ për kërpudhën dhe shtëpia e një kolosit të lihet të rrënohet.

Në të gjithë këtë histori më e pakuptimtë është fakti se në prill të vitit 2017, ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro tha se shtëpia e At Gjergj Fishtës është rrafshuar në vitin e kaosit, 1997, por në fotot e publikuara nga Flutura Açka në hyrje është një bust i Fishtës dhe në godinën e rrënuar shkruhet se aty ka jetuar Gjergj Fishta. Komentet ju takojnë juve.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit