Mediat britanike kohët e fundit janë shprehur shumë të shqetësuara nga rritja e krimeve me autorë shqiptarë në ishull.
Tashmë autoritetet kanë filluar të përdorin mënyra të reja për të arritur në gjurmët e shqiptarëve.
Në makinat reklamuese, ata vendosin fytyrat e shqiptarëve të kërkuar, sëbashku me të dhënat personale, si emri apo mosha.
Në këtë mënyrë kushdo që ka informacion mund të telefonojë policinë.
Në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një material i cili tregon sesi një shqiptar i kërkuar për grabitje banesash, po “bën shëtitje” në të gjithë Londrën.
Sipas qytetarit që ka dërguar mesazhin, pamjet janë shkëputur nga “Picadilly circus” në Londër.
Nga foto shihet se bëhet fjalë për Bledar Zefin, 18 vjeç. Qytetari shton më tej se kishte edhe të tjerë shqiptarë.
Qytetari e ka shoqëruar foton me komentin: