“Figura e tij ka qene e paprekshme’’, komshia e biznesmenit që u ekzekutua me 20 plumba tregon se çfarë i ndodhi tre vite më parë

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 21.03.2019, 14:09

Ferdinand Polia u ekzekutua pasditen e djeshme me 20 plumba teksa lëvizte bashkë me një person tjetër, i cili më pas u identifikua si Xhovan Mirashi. Biznesmeni shkodran, i cili njihej si ‘’Nardi i Bujtinave’’ u vra në mes të fshatit Grudë.

Kurse gjatë mesditës së sotme një person që e njihte mjaft mirë Ferdinand Polian ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania dhe ka treguar se e ka pasur në lagje atë shumë afër. Ajo thotë se është e shokuar dhe se, biznesmenit para tri vitesh i është djegur bujtina që ai kishte në Theth.

Më tej ajo ka shkruar për JOQ.al se ai ka jetuar gjithë jetën e tij në ndershmëri dhe se ka qenë një njeri i shkolluar, i cili ka ditur tre gjuhë të huaja.

Gjithashtu ajo ka treguar se për bujtinën i kanë dhënë lekë turistët dhe e ka bërë prej fillimit sepse ai ishte shumë mikëpritës.

Ajo ka shkruar për JOQ Albania:

Pershendetje JOQ Albania! Polia e kam pas ne lagje shum afer ka ba rrugen e dukagjinit edhe kan jetu tan jeten me ndershmeri. Ka ken i shkollum ka dit 3 gjuh te huja dmth pastertia e tij e figures tij asht e pa prekshme. Jam e shkume nga ky rast. Kan bujtina ne Theth para disa vitesh ju ka djeg bujtina edhe tan turistat kan qit pare ja kan ba prej fillimit aq mikrpitsa jane ...nuk edi cha te thamm jam e shokume.’’

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit