Nuk ka asgjë më të turpshme sesa t'i përgjigjeni mesazhit të një miku, vetëm për të kuptuar se biseda ka lëvizur në diçka krejtësisht tjetër.
Por veçoria më e fundit e Facebook në Messenger mund t’ju sigurojë që nuk duhet ta përjetoni më kurrë këtë “problem”.
Gjigandi teknologjik ka sjellë më në fund një tipar të ri tek Messenger, me anë të të cilit ju mund t’iu bëni mesazheve specifike “reply”.
Pra, të njëjtën gjë që bëni në WhatsApp prej kohësh.
Për të përdorur funksionin, thjesht mbani të shtypur mesazhin që që dëshironi t’i përgjigjeni dhe klikoni mbi ikonën 'përgjigje'. JOQ Albania