JOQ Albania
Home

“I qeras” kolegët me akullore, shqiptarin e bën shefi për spital
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 19/03/2019 21:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një i ri nga Lipjani i Kosovës ka përfunduar këtë të martë në spital, pasi u rrah nga shefi i tij.

Bajram Hetemi ka deklaruar se është rrahur nga zv.drejtori i kompanisë "Kajmak", ku ai punonte.

Gjithçka ka ndodhur, kur Hetemit i ishte thënë që t’u shpërndate akullore punëtorëve të tjerë.

Ai shprehet për Klan Kosova:

Drejtori kryesor na ka dhënë gjithmonë shpërblime, derisa kësaj here na ka thënë t’i shpërndajmë akullore punëtorëve"

Në momentin që ai ka vajtur të shpërndajë akullore, zv.drejtori i ka kërkuar llogari, duke i thënë pse e ka bërë këtë veprim.

Hetemi thotë se vetë drejtori i madh ia ka dhënë këtë urdhër dhe pikërisht në këtë moment, Glitin Qallaku, zv.drejtor, e ka qëlluar.

Më poshtë, kronika: