Mjekët injorojnë burrin e sëmurë që shtrihet para derës së Urgjencës/ Qytetari: Ka pesë orë që rri aty, nuk e ndihmon njeri

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 18.03.2019, 13:34

Ndërkohë që qeveria mundohet që në çfarë do lloj mënyrë të propagandojë dhe t'u hedhë hi syve shqiptarëve se sistemi shëndetësor është përmirësuar thuajse 100%, realiteti na përball me disa pamje që në fakt janë për të ardhur keq.

Një qytetar ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania se një burrë prej 5 orësh qëndron i shtrirë në hyrje të urgjencës së Durrësit dhe askush nuk i ka ofruar ndihmë për të parë çfarë problemi shëndetësor mund të ketë.

Qytetari shkruan:

Përshëndetje JOQ! Kjo foto ndodhet tek urgjenca e Durrësit edhe nuk e merr mundimin njeri ta ndihmojë këtë të moshuar ka rreth 5 orë aty i shtrirë."

POR ÇFARË DEKLARONTE MINISTRJA E SHËNDETËSISË PAK MUAJ MË PARË?

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se investimet në urgjencën kombëtare do të vijojnë jo vetëm në urgjencën para spitalore, por edhe në urgjencat e spitaleve, me investime të mëdha.

Prezantojmë sot një risi sa i takon shërbimit të urgjencës para spitalore. 100 autoambulanca në territor janë pajisur me sete mjekësore moderne, me të gjitha mjetet e reja jetë shpëtuese, duke filluar nga setet për traumën, setet e intubimit, sete medikamentesh, sete mjekimi, aparaturat për matjen e parametrave jetësor, duke garantuar një standard të ri shërbimi për qytetarët."

Teksa qeveria mundohet të na paraqesë investimet e mëdha që po bën në sistemin shëndetësor, këto foto të dërguara nga qytetarët hedhin poshtë çdo fjalë të thënë nga pushtetarët tanë, që çdo ditë e më shumë po i shërbejnë karriges së tyre dhe jo qytetarëve, prej të cilëve janë zgjedhur.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit