Një video ekskluzive ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku tregohen pamjet e rënda kur një mjet Mercedes është përplasur kokë më kokë me një mjet Volkswagen në aksin rrugor Shkodër-Koplik.
Aksidenti i rëndë ndodhi ditën e djeshme ku si pasojë humbi jetën një 26-vjeçar me iniciale N.S. nga Malësia e Madhe, dhe u plagos një 59-vjeçar me iniciale L.M., jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ndodhi në hyrje të qytetit të Koplikut. Më poshtë vijnë momentet e përplasjes. Kujdes, pamje të rënda!