JOQ Albania
Home

Studentja u ekzekutua nga ish-i dashuri, gjendet i varur në qeli xhaxhai i saj
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 14/03/2019 18:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Para një viti një ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin. Ariela Murati, studente e Infermierisë u ekzekutua me armë zjarri nga ish-i dashuri i saj Aldosen Belulaj. Ky i fundit ka qëlluar edhe ndaj vetes së tij, pasi i motri jetën 21-vjeçares.

Ditën e djeshme xhaxhai i studentes së ndjerë, Bujar Murati ka dashur t’i japë fund jetës në qeli. 38-vjeçari vuante prej disa muajsh dënimin në Institucionin  e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Berat.

Bujar Murati nga fshati Lybeshë i rrethit të Poliçanit është gjetur në qelinë e tij i varur me litar dhe pas ndërhyrjes u dërgua në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal të Beratit. 38- vjeçari ka mbërritur në spital në gjendje kome dhe për këtë arsye është dërguar me urgjencë në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë shtyrë të riun drejt këtij veprimi fatal. Gjithashtu, nuk dihet as dinamika e ngjarjes së rëndë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Bujar Murati është xhaxhai i Ariela Muratit, studentes që u vra nga ish-i dashuri, pranë Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë, rreth 1 vit më parë. Studentja u ekzekutua nga Aldosen Belulaj më 23 janar të vitit të kaluar, i cili më pas qëlloi dhe veten me armë.

I riu nga Fieri i kërkonte studentes medoemos lidhje pa pëlqimin e saj. Refuzimi i Arielës çoi në vrasjen e saj.