Babai i zhytur në skamje rrëfen skenat prekëse kur merr të birin nga shkolla: E gjej gjithmone nën përbuzjen e shokëve, me sy të enjtur e të përlotur

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 14.03.2019, 17:02

Numri i familjeve të varfra në Shqipëri është relativisht i lartë. Dëgjojmë e lexojmë çdo ditë raste skamjeje që na prekin në shpirt.

Familje me fëmijë të vegjël që janë lënë në harresë totale dhe presin ndonjë kothere bukë nga komshinjtë, të cilëve u thyhet zemra kur i shohin në atë gjendje.

Një rrëfim tejet prekës vjen nga babai një djali të vogël në qytetin e Beratit.

Ai rrëfen jetën e vështirë në mes të varfërisë dhe përbuzjen që i bëjnë të birit në shkollë dhe ndjesitë që merr kur sheh që atë e tallin dhe e përbuzin.

Foto ilustruese

Rasti është tejet prekës... Babai po rrit i vetëm birin e tij dhe kërkon ndihmën sado të vogël të dikujt pasi po jeton në kushte tejet të vështira ekonomike.

Ai kërkon thjesht një punë të ndershme, me të ardhurat prej të cilës të ketë për të ngrënë.

Babai i përlotur shkruan:

Pershendetje JOQ ALBANIA! Jam drejtuar tek ju sepse nuk kam mundur te gjej zgjidhje ne asnje institucjon, qofte shtetror a privat! Atehere: Jam nga qyteti i Beratit, 30 vjeç. Mundesite per pune ketu jane Zero (me Z te madhe) Kam nje djale qe kerkon perkujdesje ne rritjen dhe shkollimin e tij, por, mundesite financiare (sic e thash me lart) jane Zero. Djali vitin e kaluar perfundoi klasen e pare me rezultate mjaftushem te mira. Kur shoket dhe shoqet e tij ne orarin e pushimit te gjate hanin ndonje pice, djalit tim i vareshin (me falni per shprehjen) jargët gjer te kembet. Pasi mbaronte mesimi, shkoja ta merrja nga shkolla, e gjeja (dhe e gjej) gjithmone nen perbuzjen e shokeve dhe shoqeve te klases dhe, me e keqja, syte i rrinin te enjtur dhe te perlotur! Ju kam shkruar juve, jo per keqardhje as edhe per ndihme te hollash por dua qe dikush jashte Shqiperie te me siguroje nje pune te plotesoj sadopak kushtet e rritjes se tim biri! Nuk dua qe im bir te vuaje bullizmin ashtu si e kam vuajtur une! E di mjaft mire qe shumica prej fansave do te tallin trapin me mua, por e kam nga e keqja, s'kam tjeter zgjidhje! Ju falenderoj nese dikush e vë doren ne zemer, dhe nje falenderim shkon per stafin e JOQ nese e publikon! Boll jam i perbuzur, nuk dua te tregoj fytyren ne video selfie se skam me fytyre te dale nga shtepia vetem prej opinonit te njerezve qe me njohin..."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit