JOQ Albania
Home

E ngiste makinën si “i çmendur”, u shpëtonte gjobave me mashtrimin që askush nuk e kishte bërë
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 14/03/2019 16:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një shtetasi turk i kishte shkuar ndërmend një mënyrë gjeniale për t’u shpëtuar gjobave të policisë për shkak të shpejtësisë së lartë me të cilën ai drejtonte makinën e tij.
Ai kishte menduar si mënyrën më të mirë, të bënte një ndryshim të vogël në targën e makinës.

Pas një kontrolli fizik të bërë nga polica, u zbulua se 32-vjeçari e kishte vendosur targën me menteshë. Në momentin kur ai i jepte makinës me shpejtësi të lartë, e ngrinte atë duke mos u dhënë mundësi kamerave që ta fiksonin.
Ky mashtrim nga ana e shoferit zgjati për disa muaj me radhë, derisa u zbulua nga disa policë.

Tashmë shoferit i është vendosur një gjobë e majme, ku as nuk ka për t’i shkuar më ndërmend të bëjë mashtrime të tilla.