JOQ Albania
Home

Facebook dhe Instagram ndaluan së funksionuari, të fiksuarit pas tyre bënë gjestin ekstrem
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 14/03/2019 16:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Faqet e internetit të rrjeteve më të mëdha sociale në botë kanë ndaluar së funksionari prej disa orësh ditën e djeshme.

Ky është konsideruar si një problem i rëndësishëm global ndërkohë që njerëz nga e gjithë bota kanë hasur probleme në arritjen e faqeve të Instagram, Facebook dhe Whatsapp.

Facebook dhe dy kompanitë e tjera në zotërimin e tij, Instagram dhe WhatsApp kanë shfaqur probleme që i ndalouan njerëzit të komunikojnë normalisht duke përdorur aplikacionet përkatëse.

Nuk është ende e qartë nëse ndërprerjet ishin të lidhura. Por, të gjitha problemet filluan në mënyrë misterioze në të njëjtën kohë dhe po ndihen ende në të gjithë botën.

Përdoruesit e rrjeteve sociale në Irlandë kanë marrë një vendim drastik pasi kanë lajmëruar policinë për mosfunksionimin e tyre, në kuadër të shakasë.

Policia e Zelandës së re ka lëshuar një njoftim ku kërkojnë nga përdoruesit e rrjeteve sociale të mos i thërrasin për problemet që kanë nga rënia e Instagram-it dhe Facebook-ut.

Ata u shprehën:

Fatkeqësisht s’mund të bëjmë asgjë për këtë, ju e dini, ata janë me bazë në Amerikë dhe ne jemi policë. Kështu që, ju lutem mos na thirrni të raportoni për këtë. Ju lutemi”.