JOQ Albania
Home

U la i lirë pas “masakrës së Ish-Bllokut”, Ervin Mata i bën kërkesën e papritur Prokurorisë: Dua të dëshmoj!
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 14/03/2019 15:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ervin Mata i cili u dorëzua në Polici pak ditë më parë u lirua edhe pse Prokuroria kërkoi arrest me burg. Ka qenë Gjykata e Tiranës ajo që ka dhënë masën vetëm detyrim paraqitjeje për Matën.

Mata akuzohet për “vrasje në rrethana të cilësuara të mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” si dhe “mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Biznesmeni i ka kërkuar organit të akuzës të dëshmojë në lidhje me ngjarjen. Mësohet se prokuroria e ka administruar këtë kërkesë.

Pritet që prokuroria të ankimojë vendimin e Gjykatës së Apelit dhe do të kërkojë masën “Arrest me burg” për 32-vjeçarin.

Për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 4 tetor 2018 në zonën e ish-bllokut, janë shpallur në kërkim edhe Merviol Bilo dhe Fabio Alushi. Nga ngjarja e cila tronditi kryeqytetin përpara disa muajsh, mbeti i vdekur Fabian Gaxha dhe u plagos Ervis Martini.

Mata në dëshminë që ka dhënë në polici është shprehur se nuk ka qëlluar dhe është larguar nga të shtënat.