JOQ Albania
Home

Perez i bën dhuratën e parë Zidanit, vjen për 50 mln euro super talenti brazilian
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 14/03/2019 13:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Zinedine Zidane ka nisur zyrtarisht punën si trajner i Real Madridit dhe tashmë do tentojë të rikthejë madrilenët atje ku iu takon.

Drejtuesit kanë nisur edhe merkaton dhe dhurata e parë për teknikun francez është braziliani, Eder Militao.

Ky i fundit transferohet te klubi madrilen për 50 milionë euro, duke lënë Porton pas vetëm një sezoni në Portugali.

Bëhet fjalë për njëkontratë 6-vjeçare, për një mbrojtës mjaft cilësor.

Militao është vetëm 21-vjeç dhe ka shkëlqyer në Portugali.

Tashmë ai është e ardhmja e Realit, sigurisht, nëse rritja e tij vazhdon me ritmin e duhur…