JOQ Albania
Home

Bënin kërdinë me fajde në Shkodër/ Midis të arrestuarave janë edhe policisë, notere dhe punonjës të Gjykatës
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 14/03/2019 11:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mëngjesin e sotëm forcat RENEA, FNSH dhe Shqiponja  zbarkuan në qytetin e Shkodrës. Këto forca arrestuan disa persona, pasi dyshonin se ata ushtronin veprimtarinë e paligjshme te dhënies apo marrjes se fajdeve tek qytetaret.

Detaje të reja në lidhje me këtë operacion janë bërë të ditura. Mësohet se sipas Prokurorisë, në këtë skemë janë përfshirë 22 persona, ndërsa 11 prej tyre janë arrestuar duke përfshirë ish-kancelarë në Gjykatën e Shkodrës, noterë dhe policë.

Foto ilustruese

E ditur bëhet se në pranga kanë përfunduar Artan Dragani, ish kancelar në Gjykatën e Shkodrës dhe është pezulluar nga detyra noterja Valbona Hajdari dhe polici Ergys Lohja.

Dhënia e parave hua  bëhej për interesa të larta që varionin nga 3%-20% në javë nga ana e personave të implikuar.

Nëse këto para nuk ktheheshin, personave që kishin marrë hua i’u sekuestroheshin makinat dhe pronat.

Gjithashtu mësohet se nga ky operacion u sekuestruan, toka, dyqane dhe 500 mijë euro.