JOQ Albania
Home

Gjykata Speciale merr edhe një komandant të UÇK-së
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14/03/2019 9:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pasi dje i ftoi dy, sot Gjykata Speciale ka ftuar edhe një ish-komandant të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë për intervistim për krime lufte.

Ftesa tani i ka shkuar komandantit të Brigadës 136, Salih Lajçit, nga Peja.

Lajmin për ftesën dhe kohën e intervistimit të komandantit Lajçi e ka bërë të ditur Organizata e Veteranëve të Luftës në Pejë, të cilët edhe i kanë ofruar përkrahje ish-eprorit.

“Komandanti i Brigadës 136, z. Salih Lajçi, do të merret sot në pyetje nga prokurorët e Gjykatës Speciale”, thonë OVL UÇK e Pejës.

Ndërkaq, mësohet se komandanti i ftuar është invalid i luftës e gjithashtu vëlla i heroit Selman Lajçi, familja e të cilit, sipas OVL, kanë kontribuar për ndërtimin e paqes dhe shtetit të Kosovës.