JOQ Albania
Home

“Rama ka toleruar një krim shtetëror”
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 14/03/2019 0:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kreu i Demokristianëve, Nard Ndoka, i cili ka djegur mandatin e deputetit, është rikthyer të flasë për kodin zgjedhor të 2008-ës.

Në atë kohë, Ndoka ndodhej në opozitë, sëbashku me kryeministrin aktual, Edi Ramën.

Ndoka i ftuar në emisionin “Arena” është shprehur se të gjithë prisnin që pas ngjarjes së Gërdecit, Berisha të jepte dorëheqjen.

Kreu i demokristianëve ka shtuar se Rama në prezencën e tij i rrahu shpatullat Berishës, pasi donte të mbaronte misionin e tij për reformimin e sistemit zgjedhor.

Sipas Ndokës, me këtë veprim, Rama ka toleruar një krim shtetëror.

Ndoka tha:

 Rama erdhi atëherë kur ndodhi Gërdeci si opozitarë, ne ishim në pozitë të vështirë, pritej dorëheqja e kryeministrit Berisha, pra u tronditëm, por Edi Rama pëlqeu, t’i rrahë shpatullat kryeministrit Berisha në prezencën time, për faktin se donte të mbaronte misionin e tij reformues të sistemit. Pra lideri i opozitës, ka toleruar një krim shtetëror.