JOQ Albania
Home

Shqipëria nën monitorim të rreptë nga BE-ja, rrezikon të futet në listën e zezë të pastrimit të parave
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 14/03/2019 0:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shqipëria që nga 2017-ta është kthyer në një lavatriçe për pastrimin e parave të pista.

Këtë e përmendin edhe shumë raporte ndërkombëtare, ku rruga më e përdorur është nëpërmjet biznesit të ndërtimit.

Gjithashtu skandalet e njëpasnjëshme financiare-korruptive e kanë futur Shqipërinë në listën gri.

Bashkimi Europian po e mban në monitorim të rreptë Shqipërinë, pasi i frikësohet faktit se vendi ynë mund të kalojë edhe në listën e zezë.

Kjo përveçse do të sillte dëme të mëdha në reputacionin e vendit tonë, por do të shtonte kontrollet nga BE-ja.

Në listën ku bën pjesë Shqipëria futen vende si Emiratet e Bashkuara Arabe, ishulli holandez Aruba në Karaibe, si dhe parajsat fiskale si Barbados, Belize, Ishujt Fixhi, Ishujt Marshall, Omani, Ishujt Virxhin.