JOQ Albania
Home

Liverpooli shumë i madh për Bayernin, Barcelona luan tenis me Lionin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 13/03/2019 22:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sapo u mbyllën edhe 2 sfidat e fundit të vlefshme për raundin e 1/8-ve të Champions League.

Nuk ka pasur surpriza dhe Liverpuli bashkë me Barcelonën arritën të siguronin një biletë për në turin tjetër, duke eliminuar respektivisht, Bayernin e Mynihut dhe Lionin.

Barcelona shkatërroi Lionin me rezultatin 5-1.

Dopieta e Lionel Mesit dhe golat e Kutinjos, Pikesë dhe Dembelesë, fundosën skuadrën franceze, që u duk e pafuqishme përballë një Barcelone të frikshme.

Ndërkohë në sfidën tjetër, anglezët e Jyrgen Klop arritën të triumfonin në “Allian Arena” me rezultatin 1-3, duke nxjerrë jashtë Championsit skuadrën e Kovaç.

Dopieta e Mane dhe goli i Van Dijk i siguruan kualifikimin Liverpulit, ndërkohë që golin e vetëm për Bajernin, e shënoi Matip në portën e tij.

Kujtojmë që përballja e parë mes këtyre 2 skuadrave përfundoi në barazim 0-0.