JOQ Albania
Home

Vrau vjehrrën duke i hedhur fotoksinë te lëngu i portokallit, dosja e nuses nga Kamza shkon në gjykatë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 13/03/2019 22:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Marjana Cmeta është nusja e cila dy vite më parë vrau vjehrrën, duke i hedhur fotoksinë te lëngu i portokallit. Ajo akuzohet për vrasje për marrëdhënie familjare.

Dosja e saj është kopsitur dhe ka shkuar në gjykatë. Sëbashku me të, nën akuzën e moskallëzimit të krimit, do të dalin përpara togave të zeza edhe bashkëshorti i viktimës, Agim Lami, kushëriri i këtij të fundit, Arben Saliu dhe hoxha Hysen Shehu.

Vrasja e Lirije Lamit më 30 prill të 2017-ës në Kamëz, është pranuar nga 21-vjeçarja Marjana Cmeta. Kjo e fundit dy muaj pas krimit ka shkuar te hoxha, dukei rrëfyer krimin dhe duke i kërkuar që Allahu t’i falë mëkatin.

Hoxha ka regjistruar gjithçka dhe ia ka treguar bashkëshortit të viktimës. Të dy e kanë mbajtur të fshehtë ngjarjen dhe prandaj do të dalin përpara drejtësisë.