JOQ Albania
Home

Gati 300 kosovarë po i ikin Policisë
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 13/03/2019 19:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Qindra persona janë në kërkim nga Policia e Kosovës për vepra të ndryshme, duke filluar nga rastet e vjedhjeve e deri te personat e dyshuar për vepra që ndërlidhen me terrorizëm.

Aktualisht janë 288 persona në kërkim nga Policia e Kosovës, ka treguar drejtori i Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), Veton Elshani.

Sipas tij, vetëm këtë muaj Policia ka arrestuar 3 persona, të dyshuar për grabitje, vrasje dhe vepra që ndërlidhen me terrorizëm.

Megjithatë në zyrën për media të Policisë së Kosovës, nuk kanë dhënë shumë detaje për numrin e personave që janë në kërkim dhe për veprat që ata dyshohet se i kanë kryer.

Po ashtu, nuk është sqaruar as në lidhje me dyshimet se në cilat vende, shtete fshihen këta persona, sipas informatave që posedojnë organet e rendit.

Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se kanë bashkëpunim të mirë edhe me vendet e tjera, për realizimin e urdhër-arresteve për persona të kërkuar.