JOQ Albania
Home

Amerika ua ndalon hyrjen këngëtarëve nga Kosova
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 13/03/2019 16:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Disa këngëtarë shqiptarë, në njëfarë forme mashtruan shtetin amerikan. Ata shkuan atje me viza turistike, ndërkohë që fituan nga mbajtja koncerteve. Për këtë arsye ambasada amerikane tani u ka vënë ndalesë të përkohshme dhe nuk u jep viza.

Për një kohë të caktuar Shkelzen Jetishi s’do të mund të marr bakshishe në SHBA si në shumë video që qarkullojnë në internet.

Ai ka ndalesë të përkohshme për të udhëtuar në këtë vend dhe nuk mund të marrë vizë.

Xeni ka thënë se ka ndalesë të përkohshme por nuk dha shumë detaje rreth kësaj çështje.

Problem të njëjtë pati edhe Afrim Muçiqi. Edhe atij i është refuzuar viza amerikane. Këngëtari ka dyshimet e veta pse Ambasada Amerika ia refuzoi atij vizën.

“Ka qenë përvjetori i Pavarësisë së Kosovës. Unë në atë kohë kam pasur pasaportë të UNMIK-ut tre vjet. Është e vërtetë se unë kam kënduar, e di edhe Ambasada”, tha Muçiqi.

Për këta këngëtarë të cilët deri më tash dihet se u janë refuzuar vizat mësohet se arsye është se ata me viza turistike kanë kënduar nëpër ahengje dhe koncerte. Për këtë veprimtari atyre u duhet vizë e punës.

Në shtetet e jashtme ku këngëtarët shqiptarë po shkojnë të këndojnë tashmë janë të njoftuar me aktivitetin e tyre.