JOQ Albania
Home

Policia arreston në Kosovë një person të rrezikshëm, kërkohej nga INTERPOL
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13/03/2019 11:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një person i cili ishte në kërkim nga Interpol është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë, njësiti për persona të arratisur Fast Kosova, në bashkëpunim me njësitë speciale, në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Interpol, ka arrestuar i arratisuri, shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Siç raportohet, ai është i dyshuar për përfshirje në vepra të terrorizmit, e po ashtu ka dyshime se kishte ndihmuar dy persona të arratisen nga burgu.

Ndonëse nuk ka ndonjë informacion të konfirmuar, mediat raportojnë se i arrestuari ka kombësi shqiptare.
Ndryshe, pas arrestimit, me urdhër të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.