JOQ Albania
Home

I hipi mushkës për të bërë një filmim, rrëzohet gazetarja shqiptare
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 12/03/2019 19:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gazetarja Ilnisa Agolli, e njohur dhe si mbesa e shkrimtarit të njohur Dritëro Agolli, ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin e Bieta Sulos, "Ftesë në 5".

Ajo foli lidhur me jetën e saj profesionale, ndërsa shkriu së qeshuri kur tregoi dhe një episod nga xhirimet në terren.

Gazetarja tregoi se kur kishte shkuar për një reportazh në Malëshovë i kishte ndodhur një incident në momentin që po përpiqej të bënte një stand up.

Ilnisa tha se kishte hipur në një mushkë që kishte parë aty, por ishte rrëzuar më vonë.