Këngëtarja Adelina Tahiri u bë nënë shtatë muaj më parë, duke sjellë në jetë një djalë, së bashku me bashkëshortin e saj, i njohur si një milioner në Maqedoni.
Serjoza Markova është një avokat maqedonas, i cili shpesh është përfolur për jetën luksoze që bën bashkë me Adelinën.
Teksa ka folur lidhur me të, Adelina ka theksuar gjithashtu dhe faktin se bashkëshorti i saj ka dhe një vajzë nga martesa e parë.
Vetë Adelina ka publikuar në Instagramin e të birit, Jonit, adresë kjo e menaxhuar prej saj, vajzën e bashkëshortit të saj, krah të vëllait.
Vajza nga martesa e parë e avokatit quhet Jana, ndërsa djali me Adelinën e ka emrin Jon.