Këngëtarja shqiptare, Linda Halimi, është bërë nënë për herë të parë.
Ajo ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën e ka bërë të njohur për publikun menjëherë, transmeton JOQ Kosova.
Ndërkohë, kjo lindje u bë mjaft temë në Kosovë, e ku nuk munguan as komentet raciste.
Sidoqoftë, ky është fëmija i parë i Halimit me reperin amerikan, Davon Edwards.