JOQ Albania
Home

Rrëfehet shqiptari i veriut që mund të mbes në Serbi
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11/03/2019 10:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbi 72 kilometra nga kryeqyteti i Kosovës e 32 kilometra nga qyteti më i madh i afërt, Mitrovica, jeton një burrë rreth të dyzetave që bën jetë të zakonshme në një vend aspak të tillë.

Avni Halili jeton në një shtëpi 2 dhomëshe në fshatin më verior të Kosovës në Komunën e Leposaviqit, që quhet Cerajë, shkruan Reporteri.net.

Ai tregon se rreth tij jetojnë edhe nëntë familje të tjera, në një fshat që shtrihet në më pak se 30 kilometra nga kufiri me Serbinë, e për të cilin ai ka drojë se mund të vendoset më afër Prishtinës sesa ndodhet vetë ai për momentin.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2390379160973445&id=424389557572425

“Nëse bëhet siç po flitet, prej këtu poshtë ku është reka, e ajo pjesë andej po shkëputet prej territorit tonë”, ka thënë Avniu.

Mirëpo, ani pse ka dëgjuar shumë muhabete rreth kësaj teme, me terma si ndarja, shkëmbimi e korrigjimi, ai thotë se nuk e ka idenë çfarë mund të bëhet me ta.

“Përveç problemeve e gajleve që i kemi në këtë pjesë, tash po flitet edhe për shkëmbim territoresh e këto. Në qoftëse ndodh shkëmbimi, na nuk e di çka do të bëjmë e as ku do të mbesim. Bile ne për këtë temë, nuk e di ku po mbesim, a çka po bëjmë. Hiç s’kemi kurrëfar ideje për këtë punë”, thotë ai.

Avniun, i përballur me shumë tema që për të konsiderohen me shumë ndikim, e mban simbolika. Duke dhënë mesazh politik, e sidomos të guximit, ai tregon se në dollap mban gjithmonë një flamur kombëtar.

“Këtu unë e mbaj flamurin kombëtar, sepse gjithmonë këto vende kanë qenë shqiptare”, janë fjalët që i thotë teksa vendos bezin kuq e zi për trupi.

Megjithatë, për Avniun jeta në Cerajë nuk është shumë e pasigurt. Të vetmin shqetësim ai e ka rrugën. Rrezik për të thotë se është lartësia dhe kushtet e rrugës.

Ndërkohë, ndonëse në gojën e tij vend më të madh zënë temat e mëdha politike, ai bën jetë të zakonshme. Familjen e tij nëntë anëtarëshe e mban me bujqësi e blegtori.

Cigaren gjithmonë në mes gishtave e gishtin zakonshëm në ballë. Këtë pamje ai e mban kur temat që flet nuk i duken fare relaksuese…