JOQ Albania
Home

“Një marrëveshje e nxituar do të kishte pasoja të rënda, Kosovës dhe Serbisë iu duhet kohë”
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 10/03/2019 17:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Këshilltari politik i Komisionit të Helsinkit, Robert Hand është shprehur se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të nxisin Kosovën dhe Serbinë që të arrijnë një marrëveshje brenda vitit, sepse ato kanë çështje të vështira për të zgjidhur.

Këtë deklaratë ai e ka bërë publike në një intervistë për Zërin e Amerikës. Vetë Hand tha se ai vetë nuk është dakord me idenë e ndryshimit të kufijve, por shtoi se ajo nuk është hequr nga tryeza.
Njohësi i hershëm i çështjeve të Ballkanit e konsideron një gabim taktik tarifën 100% mbi mallrat serbe, megjithatë edhe nxitimin e sheh me skepticizëm.

Hand mendon për çdo rast se në këndvështrimin afatgjatë, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë mike dhe aleate të Kosovës.