JOQ Albania
Home

Serbë të maskuar çuditshëm bllokojnë qendrën e Shtërpcës
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 10/03/2019 15:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dhjetëra serbë të maskuar me maska të frikshme kanë bllokuar qendrën e Shtërpcës ditën e sotme.  Ata kanë hipur mbi kuaj e mbi traktorë duke pasur në dorë edhe flamuj serbë.

Ata kanë kënduar në mënyrë të çuditshme edhe kanë bërtitur gjatë gjithë rrugës. I gjithë ky organizim ka qenë pjesë e një feste fetare serbe, e cila festohet çdo datë 10 mars.

Burrat serbë për të festuar këtë festë vishen në forma të ndryshme për të dëshmuar fuqinë e tyre.