Finlanda i kërkon Kosovës heqjen e taksës ndaj Serbisë

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 10.03.2019, 14:56

Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall tha se taksa e vendosur nga Qeveria e Kosovës për mallrat serbe, nuk është një vendim i duhur. Pia Stjernvall thotë se ka ende punë për t’u bërë sa i përket lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës në zonën Schengen.

Stjernvall tha se vendi nga ajo vjen, është pro tregut të lirë dhe kështu sugjeron të veprojë edhe Kosova për të mirën e përgjithshme.

Deklarata e Ambasadores së Finlandës:

Unë mendoj se është koha që ju të vendosni si kosovarë, është çështje e qeverisë kosovare dhe duhet të vij vendimi nga qeveria se të mbaj apo të mos ta mbaj taksën, unë vij nga Finlanda dhe ne jemi mbështetës të mëdhenj të tregut të lirë, kështu që, për ne tregu i lirë është shumë i rëndësishëm për të qenë si vend i vogël në veri dhe na duhet çdo ditë, kështu nëse ju e shihni në këtë perspektivë sigurisht është më mirë për të ardhmen me Serbinë gjithashtu që ju nuk duhet të kenë çështje të taksës nga dy anët.”

Ambasadorja ka shtuar duke insistuar se tregu i lirë është i domosdoshëm për zhvillimin ekonomik të dy vendeve.

Ajo shprehet më tej:

Unë mendoj se ju i keni arsyet e juaja dhe unë e kuptoj se ka pasur shumë negativitet që ka ardhur nga ana e Serbisë kështu që unë mundem me e kuptuar se çfarë ndodhë ndodh sidoqoftë e shoh se në një të ardhme të afërt si vend i vogël që jeni dhe ne jemi tregu i lirë është i rëndësishëm për ne."

Stjernvall tha se çështja e liberalizimit të vizave nuk varet vetëm nga vendi që ajo vije, por nga gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Ajo ka shtuar se ende ka punë për t'u bërë përsa i përket lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës në zonën Schengen.

Ajo thotë se Kosova nuk duhet të jetë e fokusuar vetëm në viza, taksë dhe dialog, por duhet të mendohet se çfarë me të vërtetë kanë nevojë banorët e Kosovës.

Më tej thotë:

Nuk jemi vetëm ne si Finlandë, nuk është shembull vetëm për Rumaninë që është kryesuese e presidencës së BE-së, përkundrazi ka të bëj me gjitha shtetet anëtare që duhet të vendosin së bashku dhe duhet të punojmë së bashku në çështjen e liberalizimit të vizave ende. Të mos mendohet edhe shumë për liberalizimin e vizave, të mos mendohet shumë për dialog, për taksat por vendosni çfarë dëshironi të bëni në Kosovë, çfarë dëshironi të merrni për kosovarët, si mund qytetarët e Kosovës të bëjnë një jetë të mirë dhe mendoj se kjo është gjëja më e rëndësishme.”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit