JOQ Albania
Home

Në pikë të natës, aksident me 4 të lënduar në qendër të Prishtinës
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10/03/2019 9:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së dielës në qendër të Prishtinës.

Të paktën tri vetura janë pëplasur në rrugën “Fehmi Agani” e njohur si rruga e “Kafeve të Vogla” , duke sjell 4 të lënduar.

Policia kanë konfirmuar se të paktën katër persona janë lënduar nga përplasja e fortë e tri makinave.

Në media është publikuar edhe një fotografi nga vendi i ngjarjes në të cilën shihet vetura Peugeot e aksidentuar me një Audi A3 dhe një Suzuki Vitara.

Ndryshe, Kosova në dy ditët e fundit është tronditur nga dy aksidente. I pari ishte në Gjilan ku një kamion humbi kontrollin duke i marrë jetën një personi dhe duke lënduar dhjetëra, si dhe i dyti ndodhi në Podujevë, ku një veturë teksa garonte në rrugë humbi kontrollin dhe goditi një këmbësor.