“Ngeli aty e u fik, rridhte vaj dhe uji u shkarkua i gjithi/ Pamjet e zjarrfikëseve në Korçë, që lanë shtëpinë të shkrumbohet

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 08.03.2019, 21:57

Në vendin tonë shumë shërbime nuk funksionojnë ashtu siç duhet, për mos të thënë nuk funksionojnë fare. E ndaj shpesh herë qytetarët shqiptarë e gjejnë veten të pambrojtur dhe të pasigurte për jetën e tyre.

Kështu ka ndodhur edhe mbrëmjen e sotme në fshatin Kamenicë që ndodhet në Korçë. Një banor i këtij fshati ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania se para dy orësh ka rënë zjarr në një prej shtëpive të këtij fshati.

Ai tregon më tej se telefonuan zjarrfikësen dhe u thanë se do vinë. Por erdhën pas 30 minutash dhe gjysma e shtëpisë ishte djegur.

Po ashtu kishin lajmëruar edhe ambulancën, pasi të zonjat e shtëpisë nga tronditja kishin humbur ndjenjat, por nuk erdhi.

Por ngjarja nuk mbaron me kaq, pasi një nga zjarrfikëset që daton që nga koha e regjimit komunist në Shqipëri, u fik më pas rridhte vaj dhe iu shkarkua i gjithë uji. Kurse zjarrfikësja tjetër që erdhi nuk kishte tuba.

Banori që ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania edhe se zjarrfikësit u kishin thënë se nuk ishte faji i tyre, pasi ata ato mjete kishin.

Gjithashtu ai ka theksuar se fshati Kamenicë ndodhet 8 km larg Korçës.

Mesazhi i plotë:

Prsh JOQ. Ne fshatin kamenice korce. Ra nje zjarr para 2 oresh u dogj e gjith shpia. Morren ne tel zjarrfikesen thane do vime. Marrin ambulancen se ju ra t fiket zonjave t shpis . Thane do vime. Zjarfikesit vijne mbas 30min kur ishte djegur gjysma e shpis. Ambulanca nuk erdhi fare. Mjetet e zjarrfikses jane akoma te enverit njejet ngeli aty u fik rridhte vaj dhe uje u shkarkua i gjith uji. Vjen zjarrfikesja tjeter nuk kishte tuba. Pyesim zjarrfikesit cfar po ndodh. U pergjigjen me te drejte. Kto mjete kemi nuk kemi faj ne. Nk vjen fare ambulanca. Me fal se harrova dicka. Jemi 8KM larg qytetit t Korces. (4min)”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit