Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pak gjetur pak kohë për t'u larguar nga përditshmëria duke u relaksuar në Brezovicë.
Dy fotografi të tij janë publikuar në rrjetin social Facebook të faqes "Brezovica Info", ku shihet Presidenti Thaçi duke skijuar. Nuk dihet se me kë ka qenë i shoqëruar, pasi në foto shihet i vetëm edhe tejet i relaksuar në ambientin plot borë.
Thaçi nesër me mëngjes, së bashku me kryeparlamentarin Kadri Veselin e kryeministrin Ramush Haradinaj do të takojnë zyrtarin e lartë amerikan, David Hale me të cilin do të diskutojnë për taksën dhe dialogun.